Ka ndodhur

Vlorë, vetëvritet me armë gjahu 45-vjeçari

Gazeta Si – Një 45-vjeçar nga Narta në Vlorë, i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armën e gjahut.

Policia bën me dije se 45-vjeçari është gjetur pa jetë në afërsi të fushës së sportit në Nartë. Autoritetet sqarojnë se arma ka qenë pa leje, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Sot, në fshatin Nartë, në afërsi të fushës së sportit, dyshohet se shtetasi 45 vjeç, është vetëvrarë me armë gjahu, të cilën e kishte me leje”, thuhet në njoftimin e policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë