Ngjarje

Vlorë / Përkeqësohet moti, për 3 ditë ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla

Nga Gazeta Si- Në orët në vijim pritet të ketë reshje të dendura shiu në veri dhe zonat qëndrore të Shqipërisë. Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, gjatë datave 20-23.11.2024 duke filluar nga ora 12:00 ditën e sotme do ketë erë në forcën deri 6-7bft me shpejtësi ere deri 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.00 metra.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kapitaneria e Vlorës kërkon bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port  dhe rritje e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

Ndërkohë, janë ndaluar lëvizjet e disa mjeteve:

1.Është ndaluar paisja me leje nisje i mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit të cilat operojnë në det të hapur duke filluar nga ora 12:00 ditën e mërkurë.

2.Të gjithë drejtuesit e mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit që operojnë brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës të marrin në konsideratë kushtet hidrometeorologjike dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre.

3.Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.

4.Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 18:00 të datës 23.11.2024.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë