Rend dhe Ligj

Vlorë / Goditet grupi kriminal që rekrutonte shtetas të huaj për të shpërndarë drogë, 4 të arrestuar dhe 1 në kërkim

Gazeta Si – Në Vlorë, policia ka goditur dy raste të trafikimit të personave të rritur nga Ukraina, Bjelloruia dhe Polinia.

Pjesëtarët e këtij rrjeti, rekrutonin shtetas të huaj nga vende të ndryshme të Europës dhe i sillnin në Shqipëri, ku i privonin nga dokumentet e udhëtimit dhe i detyronin të kryenin aktivitete të kundërligjshme.

Sipas drejtorit të Policisë së Vlorës, Elidon Çela, personat e trafikuar, përmes kërcënimeve dhe dhunës fizike e psikologjike, detyroheshin të angazhoheshin në rekrutimin e individëve të tjerë përmes rrjeteve sociale.

Viktimat më pas përdoreshin për veprimtari kriminale, si shpërndarja dhe trafikimi i lëndëve narkotike në vendet europiane.

Policia thotë se u arrestuan 4 shtetas të huaj nga Ukraina dhe Bjellorusia:

Mark Petrenko, 27 vjeç, nga Harkov, Ukrainë

Nazar Khamuilo, 23 vjeç, nga Kiev, Ukrainë

Oleksandr Tavorskyi, 24 vjeç, nga Minsk, Bjellorusi

Marianna Syzareva, 22 vjeçe, nga Kiev, Ukrainë

Ndërkohë, shtetasi K. M., 35 vjeç, banues në Poloni, është shpallur në kërkim.

Policia sqaroi se ka shoqëruar 19 shtetas ukrainas, të moshës 18-26 vjeç, të cilët ishin viktima të kësaj veprimtarie kriminale.

Për të dokumentuar aktivitetin e rrjetit, u sekuestruan:

18 laptopë

23 pasaporta udhëtimi

4 karta identiteti

23 aparate celularë

Të gjitha pajisjet do të analizohen nga Instituti i Policisë Shkencore në Tiranë për të zbuluar të dhëna të mëtejshme mbi rrjetin kriminal.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë