Dy persona kanë dhunuar gjatë ditës së sotme avokatin e njohur Kujtim Cakrani.
Policia thotë se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Petoshati”, në Vlorë.
Mësohet se Cakrani sapo kishte dalë nga një lokal, ku dy persona ende të paindentifikuar i kishin zënë pritë dhe kishin nisur ta gjuanin me grushte. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të detyrës dhe një çështje që po ndiqej nga avokati për një person që rezulton i zhdukur në Vlorë.
Vetë avokati ka bërë denoncim në orët e para të mëngjesit të sotëm në komisariatin e policisë se është dhunuar.
Avokati ka thënë se e i njeh personat që e kanë kërcënuar. Sipas tij, ata i kanë thënë që të heqë dorë nga një çështje, që ka të bëjë me rrëmbimin e një shtetasi.
Policia po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




