Lajme

Vlorë, arrestohen 4 grabitës të Pikës së Bllokimit të Automjeteve

Policia e Vlorës ka vënë në pranga 4 shtetas, pasi akuzoheshin për vjedhjen e Pikës së Bllokimit dhe Ruajtjes së Mjeteve “Triport-Vlorë”.
Në kuadër të operacionit të koduar “Triporti”, janë kapur në flagrancë për vjedhje shtetasit e mëposhtëm:
E. H., 31 vjeç, V. I., 19 vjeç, A. N., 29 vjeç, I. L., 18 vjeç, të gjithë banues në Vlorë.
Këta shtetas në orët e para të mëngjesit të datës 4 maj kishin Pikën e Bllokimit dhe Ruajtjes së Mjeteve “Triport-Vlorë”, duke marrë 3 motoçikleta, mjete të cilat ishin lënë ruajtje nga shërbimet e qarkullimit për veprime të mëtejshme administrative.
Gjithashtu, ata rezultonin edhe autorë të dyshuar për 5 vjedhje të tjera, të cilat i kryenin në orët e vona të natës me qëllim që të mos identifikoheshin, konkretisht:
• Më datë 17.04.2019, në lagjen “Hajro Çakërri” dyshohet se kanë vjedhur një motor në pronësi të shtetasit S. R.
• Më datë 08.03.2019, në pikën e bllokimit të mjeteve në “Triport”, Vlorë, dyshohet se kanë vjedhur dy targa automjetesh.
• Më datë 02.02.2019, dyshohet se kanë vjedhur disa krerë shpezë në pronësi të shtetasit R. P., Vlorë.
• Më datë 14.03.2019, në fshatin Nartë, Vlorë, dyshohet se kanë vjedhur 3 bagëti të imta në pronësi të shtetasit J. Xh.
• Më datë 08.04.2019, në lagjen “Kushtrimi” Vlorë, dyshohet se kanë vjedhur disa krerë shpezë në pronësi të shtetasit E. S.
Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme në ngarkim të këtyre shtetasve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë