Gazeta Si – Ismail Aliaj, 63 vjeç, i cili humbi jetën një ditë më parë pas një konflikti fizik me grushte e shkelma me disa persona, kishte shkuar të zgjidhte sherrin e djalit të tij.
Sipas burimeve paraprake, djali i viktimës kishte pasur një konflikt me autorin disa ditë më parë. Babë e bir kanë shkuar në banesën e autorit për të sqaruar konfliktin.
Në ato momente personi që kërkonin ndodhej në makinë me familjen, pasi sapo kishte nxjerrë djalin nga spitali.
Mes tyre nisi një debat me fjalë të ashpra dhe më pas situata degradoi në fyerje e sharje. Duke qenë se autori e kishte shtëpinë afër vendngjarjes, në konflikt ndërhynë edhe dy shokë të tij.
Mes palëve nisi një konflikt fizik me shkelma e grushte. Autori i vrasjes, goditi dy herë me grushte Ismail Aliajn dhe një herë me shkelm duke i shkaktuar vdekjen. Mësohet se viktima ka patur edhe probleme me zemrën.
Pas krimit, autori së bashku me dy shokët e tij janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe janë shpallur në kërkim.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera për dokumentimin ligjor të ngjarjes së ndodhur më datë 03.04.2026, referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit A. C., 31 vjeç, Xh. N., 34 vjeç, banues në Vlorë, dhe E. H., 23 vjeç, banues në Gjorëm”, – njoftoi Policia e Vlorës.
Ndërkohë, përveç viktimës që u dërgua në spital por nuk arriti të mbijetonte, edhe djali i tij u transportua për ndihmë mjekësore dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Një muaj më parë, të ndjerit i kishin djegur makinë, por dyshohet se rasti nuk ka lidhje me ngjarjen e ndodhur së fundmi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje