Aktori Patrick Dempsey është burri më seksi në botë për vitin 2023, sipas revistës prestigjioze People. Prej 2 dekadash pjesë e ekranit, ai është i bërë i dashur për publikun falë rolit të tij në serialin “Anatomia e Greit”. Patrick është vlerësuar në moshën 57-vjeçare, si burri më seksi në planet.
Edhe këtë lajm, me kurorën mbi kokë, Patrick e ka marrë si gjithnjë, me të qeshur dhe e ka kaluar me batutë.
“Sigurisht që ma përkëdhel egon, është vlerësim i jashtëzakonshëm dhe patjetër që do të përkthehet në diçka pozitive, të paktën shpresoj”, tha ai për Revistën People, në kopertinën e së cilës shfaqet për numrin e muajit nëntor.
Patrick prej vitesh, veç kinemasë, angazhohet edhe në beteja kundër kancerit dhe mbështet pacientët e sëmurë, për të cilët ka ngritur edhe qendrën Dempsey.
Së fundmi, ka luajtur edhe në dramën “Ferrari” që shfaqet premierë në kinematë botërore për Krishtlindje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



