Futboll

Vlen 60 milionë euro, Siti gati të rrëmbejë Tajon Buçanan përpara Interit

Gazeta Si – Zërat e merkatos tani sa vijnë dhe shtohen, sidomos kur bëhet fjalë për objektiva të klubeve të mëdha. Shtypi britanik bën me dije se Mançester Siti është interesuar së fundit për Tajon Buçanan, mbrojtësin 24-vjeçar të Bryzhit që ka kontratë me klubin belg deri në vitin 2025.

Një kërcënim për Interin, që gjithashtu e ka në shënjestër kanadezin Buçanan. Për të marrë këtë lojtar klubet e interesuara duhet të derdhin në arkën e Bryzhit 60 milionë euro, një shifër e papërfillshme për Mançester Sitin, ndërsa klubet italiane kanë vështirësi në apsektin financiar.

Mbetet për t’u parë si do të rrjedhin ngjarjet në vazhdim, në varësi të ofertës më konkrete dhe dëshirës së vetë mbrojtësit. Emri i tij është nga më të lakuarit tashmë që po afron merkatoja e dimrit. Një tjetër emër shumë i përfolur është ai i portugezit Palhinja, mesfushorit që luan për Fulhemin dhe që kërkohet nga Bajern Mynih, Liverpuli dhe Mançester Junajtid.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë