Nga Gazeta ‘SI’ – Indeksimi i pensioneve në Shqipëri do të mund të ndryshohet sa disa herë brenda një viti, sipas luhatjeve në çmimet e konsumit dhe jo më vetëm njëherë në vit.
Në vendimin e fundit të Këshillit të Ministrave theksohet se “Në raste të jashtëzakonshme kur ndryshimet në çmimet e konsumit (shporta e konsumit) janë të ndjeshëm (luhatje mujore të mëdha), Këshilli i Ministrave mund të vendosë për indeksimin e përfitimeve nga sigurimet shoqërore më shumë se një herë në vit.”
Në vendim thuhet se Instat që mat indeksin e çmimeve të konsumit, (inflacionin), në bazë të të cilit bëhet edhe indeksimi i pensioneve, do ta raportojë ndryshimin tek ISSH, çdo datë 10 të muajit pasardhës. Më herët, kjo veprimtari duhet të ndodhte deri në 10 shkurt të çdo viti.
Përllogaritjet e skemës së sigurimeve shoqërorë do të bëhen përgjegjësi vetëm e ministrisë së Financave, Instat dhe Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Sipas VKM-së, është hequr ngarkesa për ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në këtë skemë.
Llojet e pensioneve që indeksohen janë ato të pleqërisë, të invalëve, disa llojesh profesionesh dhe trajtime të veçanta, që përcaktohen në ligj.
Ndryshimet e reja do të fuqizohen sapo ai të botohet në Fletoren Zyrtare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.