Politike

Vjosa Osmani: Një qeveri që varet nga Lista Serbe nuk është e popullit

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, nuk ishte e pranishme gjatë seancës parlamentare kur qeveria e Avdullah Hotit u votua me 61 vota pro.

Në një prononcim për mediat, ajo është shprehur, se një qeveri që varet nga Lista Serbe dhe Beogradi nuk mund të jetë përfaqësuese e popullit.

“Në radhë të parë një Qeveri e cila në tërësi varet nga Lisa Serbe – Beogradi dhe të cilës votën e 61-të ia siguroi Thaçi në kundërshtim me rolin e tij kushtetues, asnjëherë nuk mund të jetë përfaqësuese e vullnetit qytetar. Familja ime politike asnjëherë nuk ka qenë Hashim Thaçi – unë këtë ngatërrim nuk e kam bërë asnjëherë, familja ime janë qytetarët e Kosovës”, u shpreh Osmani.

Megjithatë, ajo nuk bëri të ditur nëse do të vazhdojë të mbajë pozitën e kryetares së Kuvendit të Kosovës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë