Vjosa Osmani do të garojë në zgjedhjet e rradhës me një parti të re.
Ushtruesja e detyrës së presidentit, Osmani ka akuzuar ish-partinë e saj, LDK se ka tentuar të mbajë pushtetin me zor.
Vjosa ka njoftuar se nuk do të bashkëpunojë me një parti që ka ndihmuar që të qëndrojnë në pushtet kapësit e shtetit, ndaj në zgjedhjet e rradhës do të shkojë me një listë të sajën të kandidatëve për deputet.
Osmani, në një intervistë për RTK, foli edhe për një bashkëpunim të mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




