Nga Gazeta ‘SI’ – Në Shqipëri gjatë vitit 2022 janë trajtuar më pak mbetje urbane se në vitin 2021. Sasia vjetore e mbetjeve urbane të menaxhuara për banorë, në shkallë vendi, në vitin 2022, është 295 kg/banor, nga 311 kg/banor që ishte në vitin paraardhës. Mbetjet e pamenaxhuara janë shtuar me 0.2% vitin që shkoi.
Sipas sasisë së gjeneruar, vitin e shkuar ishin rreth 893 mijë tonë mbetje urbane, ndërkohë në vitin 2021, kjo shifër ishte rreth 955 mijë tonë. Në vitin 2022, u ricikluan 18.9% e sasisë gjithsej të mbetjeve, ndërkohë që në vitin e kaluar ky tregues ishte 18.8%.
Sipas mënyrës së trajtimit, landfillet trajtuan 76% të tyre, me një rënie rreth 2.4% të sasisë gjithsej.
Trajtimi i mbetjeve me djegie, nga inceneratorët raportohet 4.4%, me rritje nga 2021-shi, por përsëri në shifra të papërfillshme, lidhur me investimin monetar në to. Pak muaj më parë, SPAK zbuloi se inceneratorër u ndërtuan në një proces tërësisht korruptiv.
Niveli i mbulimit të popullatës me shërbime komunitare për menaxhimin e mbetjeve urbane në vitin 2022 është 89.2%, duke shënuar një rritje me 0.4%, krahasuar me vitin paraardhës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.