Komunitet

Vjen zgjidhja për ata që duan sportin, në Francë po përgatitet maska sportive

Nuk është aprovuar ende, por maska ​​për të bërë sport po kurajon shumë francezë. “Maskat janë në përgatitje,” njoftoi Ministrja franceze e Sportit, Roxana Maracineanu.   

Ministria po punon ngushtë me autoritetet shëndetësore me qëllim mundësimin e një maske të posaçme për këdo që synon të bëjë sport.

Palestrat në Francë janë mbyllur që nga tetori. Janë ndaluar gjithashtu aktivitetet sportive në çdo ambient të mbyllur.

Aktiviteti fizik është i autorizuar vetëm në ambiente të jashtme, brenda orarit të lejuar nga masat izoluese.

Pas shtatë muaj hulumtimesh, maska ​​sportive tani është gati të lëshohet në treg nëse merr certifikimin e nevojshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë