Kur Beyonce tregoi për fansat e saj se do të xhironte një film-dokumentar i cili do të transmetohej në Netflix, ata ishin shumë të gëzuar që do të shikonin jetën e këngëtares, por asnjë prej tyre nuk e dinte shumë detaje për të.
Në mënyrë të befasishme në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, të gjitha mediat ndërkombëtare shkruajtën se këngëtarja e famshme kishte lançuar filmin-dokumentar që tregonte performancat e saj kudo në botë.
Dokumentari “Homecoming: Live Album” që përmban 40 këngë, erdhi papritmas, duke suprizuar të gjithë fansat e saj. Ndër këngët e përfshira në album janë edhe bashkëpunimet që ajo ka kryer me këngëtarë të tjerë si, bashkëshorti i saj Jay-Z dhe J Balvin.
Edhe pse dokumentari mendohej të lançohej vetëm në platformën muzikore Tidal, duke qenë se aty këngëtarja është bashkëpronare, shumë shpejt u shpërnda edhe në platforma të tjera, duke qenë në dispozicion të të gjithëve.
Beyonce ishte gruaja e parë me ngjyrë që kryesoi në festivalin Coachella, një ndër evenimentet më të mëdha dhe më të rëndësishme muzikore vitin e kaluar. Perfomanca e saj u cilësua një ndër më të suksesshmet, në rrugëtimin e saj muzikor. Gjithashtu, edhe dokumentari është një ndër sukseset e mëdha të saj, pasi njerëzit nëpërmjet tij do të kuptojnë se Beyonce është realisht një gjeni.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.