Zyrtarët për destinacionin e Oqeanit Indian kanë njoftuar planet për të ofruar vaksinime për turistët gjatë mbërritjes në një përpjekje për të joshur më shumë vizitorë.
Dr. Abdulla Mausoom, ministri i turizmit i vendit, ka konfirmuar se Maldivet po zhvillojnë një skemë (3V në anglisht) “turizmi”, e cila do të lejojë turistët të “Vizitojnë, Vaksinohen dhe Pushojnë”.
Sipas Mausoom, vendi ka në plan të ofrojë dy doza të vaksinës për vizitorët, që do të thotë se ata që regjistrohen për të do të duhet të qëndrojnë në Maldive për disa javë.
Ai shpreson se programi do të ndihmojë në rritjen e turizmit në arkipelagun ishullor të Oqeanit Indian, i cili kishte një mesatare prej 1.7 milion vizitorësh një vit para pandemisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.