Lajme

Vizat amerikane / Ambasada e SHBA-së: Kush nuk ndjek ligjet dhe rregullat e emigracionit do dëbohet

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë në një deklaratë thekson se kontrolli i vazhdueshëm i vizave nuk ndalon pas lëshimit të vizës. 

“Ne i kontrollojmë vazhdimisht mbajtësit e vizave për t’u siguruar që ata të ndjekin të gjitha rregullat dhe ligjet e emigracionit të SHBA-së dhe ne do t’ua heqim vizat dhe do t’i dëbojmë nëse nuk e bëjnë këtë”, shkruhet në njoftim, duke shtuar se Departamenti i Shtetit i SHBA është i përkushtuar ta bëjë Amerikën më të sigurt përmes politikave më kërkuese. 

“Një masë thelbësore është kontrolli i vazhdueshëm i vizave për të gjithë individët, duke garantuar sigurinë dhe integritetin e kombit tonë“, thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane, të publikuar në rrjetet sociale.

Që prej tre vitesh, vizat që lëshon nga ambasada amerikane në Tiranë, kanë një kohëzgjatje 10-vjeçare dhe më pas mund të bëhet sërish aplikim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë