Rregullatorët e tregjeve botërore ka gjasa të nxjerrin një draft vitin e ardhshëm, për të koordinuar rregullat mbi kriptomonedhat.
Ashley Alder, kreu i Organizatës Ndërkombëtare të Komisionit të Sigurisë IOSCO, tha se rritja e vrullshme e monedhave digjitale, ashtu si Bitcoin, është fusha kryesore ku autoritetet janë fokusuar që pas Covid.
“Ka shumë rreziqe që ne duhet t’i adresojmë dhe ka një shqetësim shumë të madh në nivele institucionale”, tha ai.
Ai përmendi sigurinë kibernetike, qëndrueshmërinë operacionale dhe mungesën e transparencës në botën e kriptove si rreziqet kryesore në të cilat rregullatorët po mbeten prapa.
Fokusimi në tregjet e kriptove është intensifikuar sërish këtë javë mes paqëndrueshmërisë më të madhe të përjetuar ndonjëherë.
Alder tha se një grup global që duhet të harmonizojë rregullat e kriptos është i nevojshëm, duke e krahasuar atë me struktura të ndryshme tashmë të vendosura për financimin e klimës, duke përfshirë dhe G20.
“Nuk ka një gjë të tillë për kripto”, tha Alder.
“Por mendoj se ajo tashmë shihet si një nga tre C-të, Covid, Climate dhe Crypto. Kështu që është tepër e rëndësishme. Ka hyrë në rendin e ditës, kështu që nuk do të prisja që të jetë me rëndësi vitin e ardhshëm”./Reuters
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



