Është shtyrë për herë të dytë regjistrimi i nxënësve në arsimin parauniversitar. Sipas Ministrisë së Arsimit, shkak i shtyrjes është indicia që ata kanë marrë se ka ende nxënës të pa regjistruar ndaj një ditë më parë janë njoftuar shkollat që janë shtyrë sërish regjistrimet e nxënësve.
“Në vijim të shkresës së Ministrit të Arsimit dhe Sportit me numër 5131/2 prot datë 06.09.2023, për regjistrimet në institucionet e arsimit parauniversitar për vitin shkollor 2023-2024, me qëllim krijimin e mundësisë së regjistrimit për të gjithë nxënësit, sistemi e-albania do të qëndrojë i hapur deri më datën 10.09.2023. Ju lutemi të njoftoni prindërit ose kujdestarët e nxënësve që ende nuk janë regjistruar që të aplikojnë sa më shpejt për regjistrim”, thuhet në njoftim.
Afati i fundit i regjistrimeve, normalisht ka qenë deri më datë 1 shtator, u shty deri më 4 dhe tani nxënësit do të kenë sërish kohë për regjistrime deri më datë 10.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.