Gazeta Si – Rreth 120 mijë studentë në të gjithë vendin nisën vitin e ri akademik 2022-2023 këtë të hënë, por duket se kjo ditë nuk do të jetë si çdo vit, pasi në auditore do të mungojnë pedagogët.
Ata u paraqiten në universitete nga ora 08:00-10:00 për tu prezantuar me studentët e vitit të parë dhe më pas do të bojkotojnë mësimin, duke vijuar protestën e tyre në oborret e fakulteteve.
Sindikata e punonjësve të universiteteve ka vendosur që t’u japë kohë të prezantohen studentët e viteve të para, më pas nisin bojkotin e mësimit.
Rritja e pagës deri në 15 %, ku 7% do të mbulohet nga buxheti i shtetit nuk është mirëpritur nga ana e tyre.
Ndërkohë një ditë më parë ministrja e arsimit, Evis Kushi ndërsa uroi studentët për vitin e ri akademik, një mesazh iu drejtoi edhe stafit akademik.
19 mijë studentë do të ulen për herë të parë në auditore për të ndjekur studimet bachelor. Ky vit akademik do të nisë pa masa anticovid dhe pa detyrimin e certifikatës së vaksinimit të studentëve.
Universiteti i Tiranës ka numrin më të madh të studentëve nga institucionet publiku, me rreth 27% të totalit.
I dyti është Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, me 20% të totalit. Rritjen më të madhe të regjistrimeve e ka pasur Universiteti i Mjekësisë i cili për këtë vit rrit kuotat e pranimit në degën mjekësi e përgjithshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



