Menaxhim

Vitet e humbura në punë

Pak gjëra në jetë janë më depresive se koha totale që njerëzit shpenzojnë në një aktivitet specifik gjatë jetës së tyre.

Pak a shumë gjëra të llojit: shpenzon 1/3 e jetës tënde në gjumë, pothuajse një dekadë duke parë celularin dhe 4 muaj duke vendosur se çfarë filmi do të shohësh.

Një studim i ri, nga akademikët e universitetit të Maryland, e përshtat këtë qasje me punën.

Duke kryer një anketë për shfrytëzimin e kohës me 5.000 punonjës zyre në Amerikë dhe Britani, studiuesit gjejnë numrin e minutave që njerëzit harxhojnë në aktivitete të kota çdo ditë pune. (Takimet përjashtohen: ato shpesh rezultojnë të padobishme, por jo gjithmonë dhe jo për të gjithë.) Më pas autorët i përpunojnë këto shifra për të dalë me një vlerësim të "kotësisë totale të ponderuar" të kohës që mund të ishte shpenzuar më mirë. Rezultatet janë fjalë për fjalë të pabesueshme.

Korrigjimi i gabimeve drejtëshkrimore merr mesatarisht 20 minuta në një ditë pune të dikujt që punon në zyrë. Barazim me 180 ditë, gjysmë viti, për një karrierë 45-vjeçare.

Disa fjalë shkruhen aq shpesh gabim sa mund të marrin vetë disa ditë ekstra të humbura. “Falemniderit” është ajo që ngatërrohet më shpesh.

Periudha e shtatzënisë së një dhie është rreth 145 ditë. Kjo është gjithashtu sa kohë shpenzon një punonjës mesatar për tu loguar gjatë jetës së tij ose të saj të punës. Por muaj janë të humbur duke u përpjekur të mbani mend fjalëkalimet, duke i futur gabimisht ose duke i përditësuar ato. Po aq kohë shpenzohet duke pritur që diçka të ndodhë, një periudhë e gjatë e pritjes para ekranit që të ndizet.

Nëse hapja e gjërave merr kohë, njësoj merr dhe mbyllja e tyre. Të mbyllësh dritaret dhe kutitë në kompjuter, merr ditë në një karrierë. Refuzimi i kërkesave për update në sistemi operativ është një tjetër lloj humbje kohe që nuk do të merrni mbrapsht. Ndalimi i videove që të hapen automatikisht të merr aq kohë sa do të të duhej për të mësuar thurjen e trikove apo të vizitosh Machu Picchu.

Një grup aktivitetesh "rregullimi" marrin më shumë se katër muaj të jetës së një punonjësi mesatar. Fshirja e emaileve kërkon rreth gjashtë javë të jetës suaj. Duke klikuar në kanalet spam për të lexuar mesazhet që nuk janë të destinuara për ju, ose duke pastruar njoftimet në ekranin e telefonit tuaj për artikujt që nuk do t'i shikoni kurrë: detyrat si këto të hanë secila disa ditë.

Të ndryshosh llojet e formatit që punon, po ashtu të merr shumë kohë. Ndërrimi i shkronjave në Ëord, apo kllapat. Shekspiri e shkroi veprën “Mbreti Lir” në aq kohë sa një punonjës harxhon për të rregulluar madhësinë e fontit të tij.

Ribërja e punës që nuk ruajte dot është kategori më vete, sepse përfshin dhe traumën psikologjike. Ky problem është reduktuar me opsionin e ruajtjes automatike, por nuk është zgjidhur. Bateria mbaron në momente kulminante dhe interneti po ashtu.

Këto janë vetëm disa nga mënyrat e shumta në të cilat humbet koha. Koordinimi i ditarëve për takimet që më vonë do të anulohen: një muaj tjetër. Duke pritur që njerëzit të përsërisin veten sepse gabimisht ishin në heshtje: një dy javë. Kaloni orë të tëra për të krijuar një email dhe më pas duke e lënë atë në dosjen e drafteve: dy ditë. Hapja dhe mbyllja e dëshpëruar e kapakut në një printer të pabindur: një ditë.

Studimi tregon se teknologjia qëndron në zemër të kësaj kohe të humbur. Teknologjia gjithashtu mund të ndihmojë. Shërbimet që sinkronizojnë ditarët dhe opsionet e korrigjimit automatik për shembull. Fjalëkalimet pa dyshim do të përfundojnë duke u zëvendësuar nga njohja e fytyrës dhe identifikimi i gjurmëve të gishtave. Nëse koha e kursyer në këtë mënyrë do të përdorej me më produktivitet, si leximi i këtij shkrimi, është e arsyeshme. Por vitet e jetës së punëtorëve po harxhohen në aktivitete krejtësisht të kota. Të gjitha përmirësimet kërkojnë “falnderime” të përzemërta. /The Economist


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë