Shendet

Vitamina D, aleati më i fortë i imunitetit gjatë dimrit

Kur të gjithë kemi kaluar dy vitet e fundit duke mbajtur maska, distancim social dhe dezinfektantin e duarve, gjatë periudhës dhjetor-janar është rikthyer ftohja e zakonshme. Dhe sipas disa njerëzve është kthyer më agresive. Disa po e quajnë atë një super ftohje dhe disa të tjerë i ftohti më i keq ndonjëherë. Për fat të mirë, mund të ketë një mënyrë për të reduktuar kohëzgjatjen e një ftohjeje: suplementet e vitaminës D.


Mund të pësojmë më shumë ftohje të zakonshme gjatë dimrit, sepse kalojmë më shumë kohë pranë njëri-tjetrit në ambiente të mbyllura. Por nivelet e vitaminës D mund të ndikojnë gjithashtu në rrezikun e ftohjes. Ka më shumë ftohje gjatë dimrit kur nivelet e vitaminës D janë më të ulëta dhe më pak ftohje gjatë verës kur nivelet e vitaminës D janë më të larta.
Ne marrim një sasi më të madhe të vitaminës D nga rrezet e Diellit në verë dhe akoma më pak në dimër apo gjatë vakteve ushqimore. Njerëzit që kalojnë shumicën e kohës brenda ose me lëkurë të mbuluar janë gjithashtu në një rrezik më të lartë. Hulumtimet tregojnë se vitamina D ndikon në rrezikun e kapjes së ftohjes së zakonshme dhe infeksioneve të tjera të frymëmarrjes.

Njerëzit me nivele më të ulëta të vitaminës kanë më shumë gjasa të kenë një ftohje të zakonshme dhe njerëzit që marrin suplemente të saj kanë më pak gjasa të ftohen. Përveç zvogëlimit të mundësisë për t’u ftohur, hulumtimet e vazhdueshme kanë treguar se vitamina D redukton dhe ashpërsinë dhe kohëzgjatjen e ftohjes së zakonshme.
Gjetjet kanë treguar se gjatë dimrit është shumë e rëndësishme që të merren suplemente të vitaminës D. Sipas studimeve duhet të merret një dozë 10 miligramë në çdo ditë për tre muaj, por gjithmonë duhet të këshilloheni me mjekun tuaj.


Për të siguruar që të merrni mjaftueshëm gjatë verës, sigurohuni që të keni periudha të shkurtra të ekspozimit të rregullt në diell. Ekspozimi i rregullt përfshin qëndrimin rreth 15 minuta çdo ditë mes orës 10:00 dhe 15:00, ndërsa duhet të vishni bluzë dhe pantallona të shkurtra.
Burimi:The Independent/Përshtati:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë