Lajme

Vinte gjoba në kryeqytet, arrestohet 35-vjeçari

Policia ka arrestuar anëtarin e tretë të një grupi kriminal që vinte gjoba në Tiranë.
Operacioni “Përsëritësit” kishte nisur që në muajin gusht kur u arrestuan dy anëtarët e parë të këtij grupi.
Policia tha se gjobëvënësi i tretë ka inicialet V. U., është 35 vjeç dhe ka lindur në Tropojë, por banon në Tiranë. Ai ishte i shpallur në kërkim nga policia për “shtrëngimi me anë të kanosjes dhe dhunë për dhënie pasurie”.
Policia dyshon se ky shtetas në bashkëpunim me dy pjesëtarët e tjerë të grupit është autor i disa rasteve të shtrëngimeve me anë të kanosjes për dhënie pasurie, në kohë të ndryshme në kryeqytet. Grupi hetimor po vazhdon punën për dokumentimin e plotë ligjor të këtyre ngjarjeve dhe disa ngjarjeve të tjera që dyshohen se janë kryer nga këta persona.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë