Sport

Vingegaard fiton titullin e parë në ‘La Vuelta’

Nga Gazeta Si – Etapa e fundit në “Vuelta a Espana” u abandonua pas hyrjes në qendër të Madridit të protestuesve pro-Palestinezë.

Ata përmbysën barrierat dhe bllokuan rrugët në disa nga pikat kyçe të kalimit të garës. Në këto kushte organizatorët vendosën (60 km nga fundi) të mos e përfundonin etapën dhe fitues u deklarua danezi Jonas Vingegaard.

Ky ishte titulli i parë në “Vuelta” për dy herë fituesin e “Tour de France”. Tradita iu dikton rivalëve të mos tentojnë përmbysjen e klasifikimit në ditën e fundit të “Grand Tour”.

Britaniku Tom Pidcock – (Q36.5 Pro Cycling) u rendit në vendin e 3 pas Joao Almeida’s (UAE Team Emirates-XRG’s).

Në fund nuk pati as ceremoni prezantimi për Vingegaard dhe fituesit e bluzave të tjera. Ky ishte klasifikimi i “top10” në përfundim të edicionit të 80-të.

1. Jonas Vingegaard (Den/Visma-Lease a Bike) 7h 53’ 57”
2. Joao Almeida (Por/UAE Team Emirates-XRG) +1’ 16”
3. Tom Pidcock (GB/Q36.5 Pro Cycling) +3’ 11”
4. Jai Hindley (Aus/Red Bull-Bora-hansgrohe) +3’ 41”
5. Matthew Riccitello (US/Israel-Premier Tech) +5’ 55”
6. Giulio Pellizzari (Ita/Red Bull-Bora-hansgrohe) +7’ 23”
7. Sepp Kuss (US/Visma-Lease a Bike) +7’ 45”
8. Felix Gall (Aut/Decathlon-AG2R La Mondiale) +7’ 50”
9. Torstein Traeen (Nor/Bahrain Victorious) +9’ 48”
10. Matteo Jorgenson (US/Visma-Lease a Bike) +12’ 16”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë