Media Galeri

Viktima, tym, rrënoja, shkatërrim… 23 vite nga sulmet e 11 shtatorit

Gati 3,000 njerëz u vranë kur avionët e rrëmbyer nga terroristët islamikë u përplasën në Qendrën Botërore të Tregtisë, Pentagon dhe një fushë në Pensilvani më 11 shtator 2001.

Avioni i parë goditi Kullën Veriore në orën 08:46 të mëngjesit sipas kohës lokale, ndërsa i dyti goditi Kullën Jugore në 09:03 të mëngjesit.

Ndërtesat morën flakë, duke bllokuar njerëzit në katet e sipërme dhe duke përfshirë të gjithë qytetin me tym të dendur.

Në më pak se dy orë, të dy kullat 110-katëshe u shembën në një re të madhe tymi.

Më vonë, një avion i tretë shkatërroi krahun perëndimor të Pentagonit dhe më pas një i 4 ra në një fushë në Pensilvani.

Fotografitë tregojnë tmerrin e asaj dite.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë