Lajme

Viktima e 24 në Shqipëri, 68 vjeçarja vuante nga insufiçensa renale

Shënohet viktima e 24 nga koronavirusi i ri në vendin tonë. Pacientja me inicialet L.K, 68 vjeçe, po trajtohej në Spitalin Infektiv prej 10 ditësh. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se pacientja vuante nga insufiçensa renale dhe kishte kryer pesë seanca dialize gjatë qëndrimit në spital.

Gjatë ditës së sotme drejtoresha e ISHP, Albana Fico, ka deklaruar se në vendin tonë janë shtuar edhe 21 raste të tjera me COVID-19, ndërkohë që janë shëruar 15 pacientë.

Kurba e të infektuarve mbetet konstante që nga javët e kaluara dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të respektojnë masat e marra me përpikëri, për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të infeksionit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë