Shendet

Vietnami lëshon alarmin, zbulohet një variant hibrid i koronavirusit

Në Vietnam, është zbuluar një variant hibrid i koronavirusit, i formuar nga ai i ashtuquajtur “indian dhe anglez”, i cili përhapet shumë më shpejt në ajër sesa të tjerët.

Ministri i Shëndetësisë, Nguyen Thanh Long ka njoftuar, sipas gazetës britanike “The Guardian”, se variant i ri i Covid 19 duhet marrë shumë seriozisht.

Sipas studiuesve, në llojin indian ka mutacione gjenetike të llojit britanik. “Ministria e Shëndetësisë, do ta shpallë këtë lloj të ri në hartën e gjeneve botërore të virusëve”, shtoi Long.

Ky variant, theksoi ministri, është përgjegjës për valën e re të infeksioneve në vend, që filloi rreth një muaj më parë, i cili deri më tani ka parë 3.595 raste të reja në 33 qytete dhe provinca.

Sipas Long, karakteristikat e këtij varianti, janë transmetimi i shpejtë, virusi përhapet gjerësisht dhe fuqishëm në ajër, si dhe shkalla e eliminimit të patogjenëve është gjithashtu shumë e shpejtë.

Kur kultivohet në laborator dhe në mjedisin e jashtëm, përqendrimi i virusit në lëngun orofaringeal rritet shumë shpejt dhe përhapet shumë fort në mjedisin e ajrit.

Prandaj, numri i rasteve është rritur, që kur kjo valë u përhap në një kohë të shkurtër.

Vietnami ka zbuluar shtatë variante të virusit deri më tani, përfshirë variantet e “Afrikës së Jugut”, “Britanisë” dhe atë “Indian”.

Sipas përllogaritjeve të “Johns Hopkins Universty”, 6.713 raste të infektimit janë regjistruar në vend nga muaji prill, duke përfshirë dhjetëra të vdekur.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë