Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 34-vjeçar, pasi vidhte pajisje elektronike në dyqane të ndryshme të kryeqytetit.
Në sajë të operacionit “Lenovo”, policia thotë se është vënë në pranga shtetasi me inicialet E. C., 34 vjeç, banues në Tiranë.
Bazuar në provat e grumbulluara, policia ka bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të tri rasteve të vjedhjes së pajisjeve elektronike (laptop) nga ky shtetas, në dyqane të ndryshme të kryeqytetit.
Siç njofton policia, ai ka vjedhur laptop në dyqanin e një qendre tregtare, në një dyqan në rrugën “Luigj Gurakuqi”, si dhe në një dyqan në “Rrugën e Durrësit”.
Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.