Lajme

Vidhet parku i Ministrisë së Brendshme, Prokuroria nis hetimet

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për vjedhjen që ka ndodhur në datë 2 tetor në parkun e automjeteve të Ministrisë së Brendshme.
Dyshohet se nga parku janë marrë kondicionerë, printer, skanera.
Kjo mësohet të jetë vjedhja e dytë brenda muajit, pasi në fillim të muajit aty janë marrë edhe sende të tjera si pjesë makinash.

Për vjedhjen e ndodhur në parkun e automjeteve në Ministrinë e Brendshme ka reaguar edhe Policia e Tiranës.
Në njoftimin e saj thuhet se persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur në magazinën e Qendrës së Shërbimeve të Automjeteve të Transportit, në varësi të MB, disa pajisje elektronike të dala jashtë përdorimit, të cilat ishin për t’u asgjësuar.
Ndërkohë, policia bën me dije se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vjedhja” .


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë