Bota

Video / Sulmi në Magdeburg, shkon në 5 numri i viktimave. Vrasësi eci zig-zag për 400 metra për t’i goditur të gjithë

Gazeta Si – Ka shkuar në 5 numri i përkohshëm i të vdekurve nga sulmi terrorist që ndodhi në qytetin gjerman të Magdeburgut, ku një makinë përplasi një grup njerëzish në një treg Krishtlindjesh.

Autoritetet gjermane, thonë se të plagosurit janë rreth 200 persona, sipas një bilanci fillestar, ku dhjetëra prej tyre janë në gjendje të rëndë për jetën në spital.

Siç u duk qartë që në momentet e para, dhe siç u deklarua më vonë zyrtarisht nga autoritetet lokale dhe vetë qeveria federale gjermane, ishte një sulm terrorist.

Autori i dyshuar u ndalua menjëherë: ai ishte Taleb Jawad Hussein Al Abdulmohsen, një mjek saudit i lindur më 5 nëntor 1974.

Policia tha se makina me të cilën autori kreu sulmin ka kaluar “të paktën 400 metra nga tregu i Krishtlindjeve” dhe ka goditur turmën që ishte ende aty, duke përshkruar një trahektore “zig zag”, sa majtas dhe djathtas.

“Ai eci me një trajektore zig-zag, për të kapur sa më shumë njerëz”, është në fakt versioni i raportuar nga “disa dëshmitarë” në gazetën lokale “Volksstimme”.

Sulmuesi është një mjek saudit, i cili punonte në spitalin e Magdeburgut.  Ai mbërriti në Gjermani në vitin 2006 me leje qëndrimi të përhershme.

Sipas asaj që raportoi policia, burri ka vepruar i vetëm, si “ujk i vetmuar”. Makina e përdorur për sulmin ishte marrë me qira pak më parë: brenda u gjet një valixhe, e cila fillimisht mendohej se ishte e dyshimtë, por që pas ekzaminimit të kujdesshëm zbuloi se nuk përmbante eksploziv.

Pothuajse tetë vjet më parë, më 19 dhjetor 2016, një terrorist përplasi qëllimisht një kamion në një treg Krishtlindjesh në qendër të Berlinit, duke vrarë 13 persona dhe duke plagosur më shumë se 70.

Sulmuesi më pas arriti të arratisej në Itali, ku u qëllua për vdekje nga policia.

“Mendimet e mia shkojnë për viktimat dhe familjet e tyre”, – shkruan kancelari gjerman, Olaf Scholz një një mesazh ngushëllimi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë