Rend dhe Ligj

Video skandali i Safet Gjicit, dyshime edhe për afera biznesi. SPAK sekuestron pamjet filmike

Gazeta Si - Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar kamerat e sigurisë në Bashkinë e Kukësit pas publikimit të video skandalit, ku shfaqet ish-kreu i Bashkisë Safet Gjici teksa kryen marrëdhënie seksuale me një vajzë.

Megjithatë, oficerët e SPAK, pritet të verifikojnë autencitetin e videos, si dhe të gjitha hyrje-daljet e vajzës në ambientet e bashkisë para dhe pas datës 6 qershor, ditë në të cilën rezulton se është regjistruar video, e cila u publikua në media.

Nga një inspektim i thjeshtë, që oficerët e BKH-së kanë kryer në Bashkinë e Kukësit, del se ambientet janë të njëjta dhe bëhet fjalë se videoja është regjistruar në zyrën personale të Kryetarit të Bashkisë.

Pas publikimit të videos, SPAK njoftoi të premten e shkuar se nisi hetimet kryesisht, por pa asnjë akuzë konkrete, e cila nëse do konfirmohet nga hetimet, mund të shkojë deri te “shpërdorimi i detyrës”.  

Megjithatë, videoja intime e ish-kryebashkiakut kuksian, mund të rezultojë më e rëndë, pasi përveç shpërdorimit të detyrës, Gjici rrezikon të akuzohet edhe për korrupsion.

Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka publikuar një pjesë tjetër të video-skandalit të kryebashkiakut Safet Gjici në Facebook, pak momente pas aktit seksual.

Ai shkruan se skandali po përpiqet që të mbyllet dhe bëhet fjalë për një aferë me tenderë për sterilizimin dhe kujdesin ndaj qenve të rrugës dhe se marrëdhënie e të dyve ishte edhe biznesi.

“Marrëdhënia mes ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici dhe vajzës A.K., nuk ishte thjesht një çështje flirti, por preludi i një afere biznesi… Tentativa për ta mbuluar të vërtetën edhe tre ditë pas publikimit të videos, tashmë është e dukshme. Në të vërtetë, nuk është vetëm një shkelje etike e zyrtarit më të lartë lokal të zgjedhur me votat e popullit, por një aferë e pastër korrupsioni për të përfituar nga paratë e taksapaguesve të varfër shqiptarë”, - shkruan Hoxha në rrjetet sociale.

Video skandali është i gjatë 17 minuta, ku veç minutazhit erotik, Safet Gjici në cilësinë e kryetarit të Bashkisë Kukës, komunikon me A.K., duke e orientuar këtë të fundit të dorëzojë dokumentet si plan dhe preventiv financiar me qëllim miratimin e projekt-idesë.

Sakaq, pas publikimit të videos, Safet Gjici ka pranuar marrëdhënien seksuale që kanë pasur me njëri-tjetrin. Pak orë më vonë, qeveria njoftoi se kishte shkarkuar kryebshkiakun Gjici nga detyra.

Pjesë nga video

A.K.: Do më ndihmosh të bëj një rrethim për qentë apo jo?! Eeee, na sajo ndonjë punë këtu re, të vi të marr një shpi me qira këtu. Kam dy shkolla. Shteti do me paguajë, s’do më paguash ti…

Safet Gjici: Për qentë?!

A.K.: Hë?

Safet Gjici: Tani.

Do shkosh, do ta thërrasim këtë që merret me këto punët e qenve. Do t’ia lësh ato…

A.K.: Letrat, po.

Safet Gjici: Se si i ke, se duhet kalu me vendim këshilli kjo e para.

A.K. : Se kam gjetur gjithë atë tokë. 400 mijë lekë të vjetra shkonte thurja me të përdorura.

Safet Gjici: Po mirë se nuk është problemi aty, problemi është që, ne si do ta kryejmë procedurën, që gjithë qentë e rrugës që marrim këtu, t’i sjellim atje dhe si shkon, sa shkon situacioni, preventivi, njërën, tjetrën…

A.K.: I kam me projekt të tëra.

Safet Gjici: Me projekt??!! Tani ta thërras unë këtë, edhe shko ti aty te…

A.K.: Është këtu te bashkia??


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë