Ka ndodhur

Video/ Sekuestrohen 246 kg kanabis në Shkodër, 6 persona të arrestuar

Gazeta Si - Gjashtë persona janë arrestuar në Shkodër pas zbulimit të një “punishteje” të prodhimit të kanabisit.

Policia thotë se ka sekuestruar 246 kg lëndë narkotike kanabis në banesën e njërit prej të arrestuarve.

Po ashtu, në kuadër të operacionit policor të koduar “Vallas”, janë shpallur edhe 8 persona në kërkim.

"Gjithashtu, konstatohen dhe asgjësohen me anë të djegies, nga ana e shërbimeve të Policisë, bimë të dyshuara narkotike kanabis, të kultivuara në afërsi të kësaj banese, në fshatin Vallas, Shkodër, si dhe bimë të dyshuara narkotike kanabis, në proces tharjeje", njofton policia.

Të ndaluarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin në fshatin Vallas, Shkodër, veprimtarinë e kundëligjshme të kultivimit të bimëve narkotike.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan ne flagrancë shtetasit:

-A. T., 28 vjeç, banues në fshatin Oblikë, Shkodër;
-B. R., 26 vjeç, banues në fshatin Oblikë, Shkodër;
-H. M., 51 vjeç, banues në Vallas, Shkodër;
-L. Ç., 34 vjeçe, banuese në Milot, Lezhë;
-A. U. 48 vjeç, banues në Velinaj, Shkodër, si dhe
-D. H. 42 vjeçe, banuese në Tiranë. Kjo shtetase u arrestua brenda disa orësh nga organizimi i operacionit policor “Vallas”, si rezultat i bashkëpunimit të mirëkoordinuar me strukturat e DVP Tiranë.

Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit:

-A. S., 34 vjeç banues në Bajzë, Malësi e Madhe;
-A. P., 38 vjeç, banues në Shirokë, Shkodër;
-S. B., 35 vjeç, banues në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër;
-B. L., 21 vjeç banues në Alimetaj, Shkodër
-E. S. 20 vjeç banues në Shirokë, Shkodër, si dhe
-I. D., 26 vjeç, banues në Vallas, Shkodër;
-S. D., 34 vjeç, banues në Vallas, Shkodër;
-A. D., 29 vjeç, banues në Vallas, Shkodër (të afërm të njëri-tjetrit).


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë