Një video që tregon një burrë teksa nxjerr nga rrënojat një bebe të porsalindur, po qarkullon në mediat e huaja, të cilat kanë tranbsmetuar pamjet rrënqethëse nga Maroku, i cili u godit nga një tërmet vdekjeprurës mbrëmjen e së premtes. Foshnja është nxjerrë e gjallë nga rrënojat dhe është dërguar në spital, ku po merr dhe kujdesin mjekësor.
Here, a new born baby is dug out of the debris after a magnitude 6.8 earthquake devastates Morocco.
— ᗷᒪᗩᑕK ᗷᑌᗪᗪᗩᖴᒪY ʚїɞ (@DFiosa) September 9, 2023
Pray for this child 🙏🏽#MoroccoEarthquake #Morocco #PrayForThisChild#BlackTwitter pic.twitter.com/MbnfBQSJmE
Sipas Ministrisë së Brendshme të Marokut, numri i të vdekurve nga tërmeti i fuqishëm ka shkuar në të paktën 2012 njerëz të vdekur dhe 2059 të tjerë të plagosur.









Sipas Institutit Kombëtar Gjeofizik, tërmeti i Morkut përshkruhet si tërmeti më i fortë që ka goditur shtetin e Afrikës Veriore në më shumë se një shekull.








Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS) konfirmoi se epiqendra, ishte 75 kilometra (46.6 milje) në juglindje të Marakeshit, në një thellësi prej 18.5 kilometrash.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




