Në këto krizë dhe bllokim udhëtimesh nëpërmjet linja ajrore, në Rinas ka udhëtarë të paktë. Në ditën e sotme në aeroportin e vetëm ndërkombëtarë kanë pasur linja tranzite që vinin nga shtetet e BE-së dhe jashtë saj. Gazeta “Si” ka siguruar disa momente të mbërritjes së udhëtuarëveë në aeroportin e Rinasit që kanë mbërritur nga shtetet e BE-së.

Qytetarët që zbresin iu bëhet një kontroll për të matur temperaturën me anë të një termometri dixhital dhe më pas lejohen të paraqesin pasaportat e tyre pranë sportelit të policisë.
Ndërsa vërehet se edhe pse janë në një numër pakët, nuk respektohet rregullat e mbajtes së distancës, edhe pse disa janë të pajisur me maska mbrojtëse dhe disa të tjerë jo.
Avionët e linjave ajrore që kanë zbritur në tokën shqiptare janë ato që vijnë Vjena, Hungaria, Turqia dhe Serbia, ndërsa janë anuluar të gjitha fluturimet mes Shqipërisë dhe Italisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.











