Dosje

Video/ Parcela me kanabis në mal, plantacioni më i madh në Spanjë drejtohej nga shqiptarët

Gazeta Si – Dy shqiptarë janë arrestuar në Spanjë, pasi dyshohet se janë përgjegjës ngritjen e një prej plantacioneve më të mëdha të marijuanës që janë vendosur në Galicia vitet e fundit.

Mediat spanjolle raportojnë se një shqiptar i tretë është në kërkim, duke cituar policinë lokale.

Këtij të fundit i janë gjetur dokumentet në njërën nga dy çadrat që ata kishin ngritur për të jetuar në mes të malit ngjitur me plantacionet me kanabis.

Garda Civile ka bërë të ditur se bëhej fjalë për plantacionin më të madh të identifikuar vitet e fundit në veriperëndim të Spanjës, me rreth  3.437 bimë kanabis në një zonë prej 2.500 metra katrorë.

Toka i përkiste komunës së Pedres dhe kishin qenë banorët që kishin njoftuar policinë për praninë e dyshimtë të shqiptarëve. 

Në këtë kamp, ​​Garda Civile verifikoi edhe praninë e materialeve të ndryshme ndërtimi për të punuar tokën si lopata, kazma dhe mjete të tjera bujqësore, plehra kimike dhe produkte kopshti.

Operacioni përfundoi me prerjen e bimëve dhe do të vihen në dispozicion të autoritetit gjyqësor kompetent.

Dy shqiptarët kanë dalë para gjykatës së Pontevedra dhe ndaj tyre është dhënë masa e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa punohet për arrestimin e shqiptarit të tretë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë