Ka ndodhur

VIDEO/ Pamje të rënda! Momenti kur vritet biznesmeni në Shëngjin, autori profesionist përshëndet viktimën, afrohet dhe qëllon

Ky është momenti tronditës i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj mesditën e së mërkurës, ngjarje e cila vijon të mbetet pa autor. Sikurse duket në këtë video të plotë, autori futet qetësisht në lokal dhe qëllon me armë 7 herë Nikulajn dhe më pas largohet.

Pasi ka kryer ekzekutimin, autori rezulton të jetë larguar sërish me motorin e tij me targa të huaja, ku nga këqyrja e kamerave të sigurisë ai ka përshkuar itinerarin e rrugës nacionale nga Shëngjini në drejtim të Lezhës, dhe deri në fshatin Gjadër ku ka humbur dhe gjurmët.

Autori ka përshkuar me motor plot 20 kilometra, duke iu shmangur pa u vënë re dhe një pike kontrolli policore që ndodhej në hyrje të Lezhës.

Pista kryesore e hetimeve është përqendruar tek gjakmarrja mes fiseve që lidhet me vrasje të ndodhura vite më parë.

Dyshohet për një hasmëri të vjetër me fisin Palaj, pasi në vitin 1999, Ardian Nikulajt i kanë vrarë vëllanë dhe disa vite më pas nga Palajt janë vrarë dy anëtarë të familjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë