Gazeta Si – “Si ka mundësi që autoritetet në Bregun e Fildishtë mendojnë se e gjitha kjo është në rregull?” Kjo është pyetja që ngre gazetari afrikan Osasu Obayiuwana në një postim, ku denoncon kontrollet abuzive ndaj tifozeve femra para hyrjes në stadium për ndeshjet e Kupës së Afrikës.

Postimi shoqërohet edhe me një video, ku shihet një police që vendos duart vazhdimisht në gjoksin e spektatoreve. Kjo video ka bërë me shpejtësi xhiron e botës në rrjetet sociale, duke shkaktuar edhe polemika dhe indinjatë.
Për ato komente që evidentojnë faktin se personi që vendos durtar në gjoksin e tifozeve femra është një grua, gazetari ka replikuar, duke shkruar se gjesti nuk është më pak i rëndë, nëse bëhet nga një police.
How can the #Ivorian authorities think that this is okay? 😳 #TotalEnergiesAFCON2023 cc: @AOuattara_PRCI pic.twitter.com/DzrUVrqIXt
— Osasu Obayiuwana (@osasuo) January 21, 2024
Osasu Obayiuwana thekson se bërja e këtyre konrolleve nga një grua nuk e zbut situatën abuzive edhe sepse sipas tij, “nuk rezulton që meshkujt të jenë kontrolluar në vendet intime”. Në rrjetet sociale ka edhe nga ata që shprehen se kontrollet janë bërë edhe nga policë meshkuj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




