Gazeta Si – Tetë persona që punonin në dy “Call Center”-a kryesisht gjatë natës në kryeqytet, janë arrestuar, pasi dyshohet se pastronin të ardhurat e fituara nga mashtrimet nëpërmjet bizneseve të tyre apo të të afërmve.
Si rezultat i operacionit “World Clock”, u ndaluan shtetasit: Eni Sula, Emiljano Paja, Mario Sota, Erjon Hoxha, Alma Haruni, Saimir Brakaj, Fjoralba Hoxha dhe Erjona Murrizi.
Nga hetimet rezultoi se këta shtetas, nëpërmjet 2 subjekteve ekonomike call center të paregjistruara, në kryeqytet mashtronin shtetas nga disa kontinente, kryesisht gjatë orëve të natës, që të investonin shuma të konsiderueshme parash, në tregje fiktive.
Në kuadër të hetimit u sekuestruan 13 500 euro; një automjet luksoz, prodhim i viteve të fundit; 75 laptopë, 25 kompjuterë, 35 celularë, 2 servera, 2 DVR dhe disa blloqe shënimesh, me emrat e shtetasve të mashtruar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



