Media Galeri

Video/ Foshnja nxirret e gjallë nga rrënojat pas sulmit ajror izraelit

Ekipet e shpëtimit në qytetin Rafah, në jug të Gazës, kanë nxjerrë të gjallë nga rrënojat një foshnjë, pas sulmit ajror izraelit. Foshnja ishte strehuar në një shtëpi me familjen e saj kur ndodhi sulmi, i cili vrau nënën dhe motrën e saj.

Fatmirësisht, babai dhe vëllai i saj i vogël mbijetuan. 20 persona humbën jetën dhe 55 të tjerë u plagosën, në sulmin vdekjeprurës, sipas një zëdhënësi të ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi.

Më shumë se 21,500 njerëz kryesisht fëmijë dhe gra janë vrarë gjatë sulmeve izraelite në Gaza, sipas ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi, ndërsa mijëra të tjerë besohet se janë ende nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara nga sulmet ajrore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë