Nga Gazeta ‘SI’ – Mediat ndërkombëtare kanë publikuar pamjet e fundit të regjistruara të Alexei Navalny, i cili raportohet i vdekur.
Në videon që mban datën e 11 janarit 2024, i ndjeri shfaqet brenda qelisë së tij teksa po bën shaka për uniformën e tij prej të burgosuri. Kolonia IK-3, me nofkën “Ujku Polar”, është në qytetin verior të Kharp, rreth 1,900 km (1,200 milje) në verilindje të Moskës. Mbahet si një nga burgjet më të vështira në Rusi dhe shumica e të burgosurve të mbajtur atje janë dënuar për krime të rënda.
Ish-lideri opozitar rus, po vuante dënimin e tij në një burg në Arktik, ku raportohet të ketë humbur jetën pas një tromboze. Deklarata për vdekjen e tij u bë nga shërbimi i burgjeve në Rusi, citojnë mediat vendase. Në një deklaratë të cituar nga media shtetërore, shërbimi i burgjeve të rajonit Yamalo-Nenets, tha se Navalny “u ndje keq pas një shëtitje dhe humbi vetëdijen pothuajse menjëherë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.