Besim Murati është një nga banorët e Thumanës, shtëpia e të cilit është shkatërruar nga tërmeti i fundit. Ai ka folur për Gazeta "Si", duke treguar se pas tërmetit të shtatorit banorëve u është thënë se pallatet janë të banueshëm.
“Jemi gjallë… Dua të them se këtu ka rënë tërmet edhe vjet. Ka pasur dëme edhe atëherë. Na kanë thënë në atë kohë se pallatet janë të banueshëm, tani ja ku janë, në kosh të plehërave. Kanë pasur dëmtime që nga tërmeti i parë”, ka thënë mes të tjerash Besim Murati.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.