Rend dhe Ligj

Vettingu, për herë të parë kundër ndërkombëtarëve

Komisioni i Posaçëm i Apelimit rikonfimiroi në detyrë gjyqtarin e Gjykatës Administrative në Tiranë, Gentian Medja, duke lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Vendimi i sotëm i KPA-së, për Institutin e Studimeve Politike përbën edhe kontestimin e parë të organeve të Vettingut ndaj ekspertëve ndërkombëtar të Operacionit Ndërkombëtar i Monitorimit.
Pikërisht më 9 gusht OMN rekomandoi ankimimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit për gjyqtarin pranë Gjykatës Administrative, Shkalla e Parë, Tiranë, anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Gentjan Medja dhe për Gentian Osmani, magjistrat/prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, kandidat për anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Për Osmanin KPA e shkarkoi duke krijuar edhe një vakancë në KLP.
Për ISP-në ky është rasti i parë në dy vjet kur KPA merr vendim kundër rekomandimit të bërë nga ONM. “Me vendimin e sotëm bie edhe “miti” se çdo rekomandim i ONM është automatikisht paralajmërim për shkarkim nga KPA. Në dy raste të tjera (ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese dhe i Gjykatës së Lartë), animimet e ONM kanë pasur sukses dhe janë konfirmuar nga KPA.

Gentjan Medja parpa KPA-së


Në sitën e ndërkombëtarëve ranë edhe dy drejtuesit më të lartë të Gjykatave, Xhezair Zaganjori dhe Bashkim Dedja.
Referuar të dhënave zyrtare, ISP thekson se rezulton se komisionerët ndërkombëtarë kanë qenë të pranishëm në të gjitha rastet e vendimeve për shkarkim apo konfirmim nga KPK. Deri tani janë 131 vendime të publikuara me prezencën e tyre, ndërkohë që një rekomandim për ankimim prej ONM bazohet në një vendim ende të publikuar nga KPK.
Referuar emrave të përfaqësuesve ndërkombëtarë sipas ndjekjes së rasteve në KPK rezulton se vetëm dy vëzhgues ndërkombëtarë, amerikani Leonardo dhe kroati Hrvatin nuk kanë ushtruar ende të drejtën e rekomandimit pranë IKP ndaj vendimeve të dhëna nga KPK. Të gjithë të tjerët kanë lëshuar rekomandime publike, ku numrin më të madh e ka vëzhguesi holandez Hans Kijstra me 3 rekomandime dhe vëzhguesve tjetër holandeze mia Roessingh me dy rekomandime.

Vendimet e ekspertëve të ONM-së dhe apelimet

Vëzhguesit e tjerë kanë gjithashtu nga një rekomandim. Në total ONM ka bërë 9 rekomandime, të cilat janë pranuar nga IKP, nga të cilat tre raste janë konfirmuar nga KPA, pra i është dhënë e drejtë ONM. Megjithatë ende nuk ka ndodhur që KPA të ketë marrë një vendim kundër një rekomandimi të dhënë nga ONM. Në proceset gati formale të subjekteve të rivlerësimit që kanë dhënë dorëheqje nga vettingu dhe nga pozita në sistemin e drejtësisë, vlen të theksohet se vëzhguesit e ONM kanë marrë pjesë në vetëm 5 raste nga 38 në total.
Ky akt mund të shihet edhe si një rrjedhë tjetër në procesin e Vettingut, ku ankimuesit mund të shpresojnë që ndërkombëtarët mund të thyhen edhe në çështjet e tjera, edhe pse për rastin Medja debati nuk ishte kriteri i pasurisë, por te ai profesionalizimit.
ISP ka vërejtur dhe disa defekte sa i përket çështjes së ndërkombëtare e kjo në raport me dokumentet shkresore. “Një nga defektet e vendimeve të publikuara nga KPK, nuk janë vetëm nevoja për ndërhyrje në së paku 10 raste për të bërë redaktim, plotësim e sqarim vendimesh me vendime të tjera, por edhe problematika në emërimin e saktë të proceseve, masave dhe sidomos të emrave. Për shembull, referuar vëzhguesve ndërkombëtarë, në vendimet e KPK të paktën dy prej tyre shfaqen me dy forma të ndryshme. Për shembull, vëzhguesi Hans Kijlstra del në disa vendime me emrin Hans Peter Kijlstra duke mos e pasur të qartë emrin zyrtar në një dokument kaq të rëndësishëm zyrtar. Gjithashtu vëzhguesja Mia Roessingh shfaqet në disa vendime të KPK më emër më të zgjeruar, Mia LHE Roessingh-Bakels. Edhe në vlerësimin e subjekteve të rivlerësimit ka raste kur emra të njëjta shfaqen në dy forma të ndryshme, me dallim të vogla gjuhësore, por të patolerueshme në një dokument zyrtar”, thekson ISP.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë