Është mbajtur sot seanca e radhës e vettingut në polici, ndërsa në sitë ka kaluar Edmond Papa.
Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka vendosur për shkarkimin e tij nga detyra.
Papa ishte me detyrë Shef Sektori i Sigurisë së Personelit, Drejtoria e Analizës dhe Kartotekës, SHÇBA.
Edmond Papa është i dyti zyrtar që shkarkohet në radhët e policisë.
Deri tani, 21 drejtues të lartë janë konfirmuar në detyrë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



