Lajme

Vettingu, konfirmohet në detyrë kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka vendosur të konfirmojë në detyrë kreun e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Ai u përball me Vettingun një ditë më parë, ku në seancën dëgjimore në KJV rezultoi se ai nuk kishte probleme me asnjërën prej shtyllave të këtij ligji.

Veliu rezultoi i pastër për sa i përket pasurisë, figurës dhe aftësive profesionale.

Nga hetimi i Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit, Ardi Veliu rezultonte me një pasuri minimale, ku jetonte në shtëpi me qira dhe nuk kishte makinë në pronësi të tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë