Nga Gazeta “Si” – Ndërsa një veteran zgjati qëndrimin në Melbourne, një tjetër i tha lamtumirë turneut australian.
Stan Wawrinka, që luajti të fundit “Australian Open” përpara se të tërhiqet nga tenisi në fund të vitit 2026, u mposht në 4 sete nga amerikani Taylor Fritz.
Zvicerani Wawrinka (fitues i vitit 2014) kaloi pothuajse 8 orë në fushë në dy ndeshjet e para.
Ai u bë tenisti i parë 40 vjeç ose më shumë që arrin raundin e tretë në një Grand Slami pas 48 vitesh.

Gjithashtu Wawrinka është tenisti me më shumë fitore me 5 sete në turnetë Grand Slam (49) duke lënë pas Federer (48) dhe Djokovic (47)
Ndërkohë Novak Djokovic shkroi historinë në “Australian Open”, ku u bë lojtari i parë në histori që arrin 400 fitore në turnetë “Grand Slam”.
Serbi 38-vjeçar që e ka fituar 10 herë turneun australian mundi pastër në sete rivalin, Botic van de Zandschulp.
Djokovic ka 31 fitore më shumë se Roger Federer, në vendin e dytë me 369 suksese në “Grand Slam”
Kjo fitore kishte një tjetër domethënie të veçantë në Melbourne, ku Djokovic barazoi rekordin e Federer me 102 në “Australian Open”.

Udhëtimi i Djokovic në “Grand Slam”, nisi më shumë se 20 vite më parë, kur ai arriti fitoren e parë ndaj Robby Ginepri-t në “Roland Garros 2005”.
- 10 tenistët që kanë fituar më shumë në “Grand Slam”
Novak Djokovic – 400 fitore/ 55 humbje
Roger Federer – 369/60
Rafael Nadal – 314/44
Jimmy Connors – 233/49
Andre Agassi – 224/53
Ivan Lendl – 222/49
Pete Sampras – 203/38Andy Murray – 200/ 57
Stefan Edberg – 178/ 47
John McEnroe – 167/ 38
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



