Një pakujdesi në mbajtjen e armës së zjarrit për pak ka marrë jetën një 39-vjeçaari, i cili përveç se ka marrë plaagë të rënda, është arrestuar në flagrancë në spital për armëmbajtje pa leje.
Ngjarja ka ndodhur në Korçë një ditë më parë në banesën e shtetasit Todor Beba, 44 vjeç. Sipas policisë, shokët kishin shkuar për vizitë në shtëpinë e tij dhe shtetasi Edison Miho mbante në dorë një pistoletë, e cila iu shkrep aksidentalisht.
Për pasojë, ai mori plagë të rënda dhe u dërgua drejt spitalit të Korçës dhe më pas në atë të Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar.
Pas kësaj, policia e arrestoi në flagrancë për armëmbajtje pa leje. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua arma e zjarrit tip pistoletë të markës “CLOCK”, të cilën e posedonte pa leje. Ndërkohë, në pranga kanë rënë edhe shtetasit Todor Beba, 44 vjeç, banues në Korçë si edhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve N.M, dhe J.B, 47 dhe 38 vjeç.
Këta të fundit, kanë qenë në banesën e Todor Bebës, në lagjen nr 1 Korçë, ku ka ndodhur ngjarja dhe ku iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale pistoleta, me 15 fishekë luftarakë. Todor Beba, N.M dhe J.B, edhe pse kanë pasur dijeni, nuk kanë kallëzuar krimin pranë organeve të rendit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




