U tha se vendimi do të shpallej në ora 16:00, por trupës së gjyqtarëve Ardit Mustafaraj, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka iu deshën më shumë se 5 orë kohë për të dalë në sallën e gjyqit për të deklaruan mbi “fatin” e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Një zgjatje e gjatë, çka do të thotë se mes anëtarëve të trupës gjyqësorë të kyçyr në dhomën e këshillimit ka pasur edhe debate në lidhje me provat e paraqitura nga prokuroria, e cila kërkonte 12 vite vite burg për ish-ministrin e Brendshëm, , por me gjykim të shkurtuar kërkesa përfundimtare shkon në 8 vite.
Ministri që dikur etikohej si kampion akuzohet për “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”, në kuadër të dosjes ‘Habilaj’.
Në ora 21:45 është dhënë lajmërimi që të futen në sallë pasi tre gjyqtarët u rikthyen dhe do të jepej vendimi. Në sallë është futur edhe ish-ministri Tahiri, i cili ka pritur me orë tëra ankthi për atë që cilësohet si beteja e jetës së tij. Ai ka qënë i shoqëruar nga mbështetësit e tij.
Trupa gjykuese e ka dëuar ish-ministrin Tahiri vetëm për shpërdorim detyre, duke e akuzuar për tre akuzat e rënda. Trupa e gjykatës ka theksuar se ka indicie se ka lidhje apo njohje, por nuk ka prova për këtë, duke i rrëzuar akuzat e prokurorisë. Për këtë trupë gjyqësore vendmi është për shpërdorim detyre, me 5 vite burg, që konvertohet në 3,4 vite burg, por që konvertohet në shërbim prove dhe nuk do të ketë të drejtë në asnjë funksion drejtues. Pra Tahiri nuk do të bëjë asnjë ditë burg.
Tani pritet nëse prokuroria do ta ankimojë ose jo vendimin e dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda e Shkallës së Parë.
Ish-ministri i Brendshëm edhe duhej të ishte i gëzuar nga ana fakti se gjykata ia rrëzoi tre akzuat prokurorisë, duke theksuar se është i habitur nga natyra e vendimit.
“Më lini ta përtyp se as qesh e qaj dot me këtë vendim. Ku e di unë mu duke tipit që je i pafajshëm, por s’kemi këllqe që ta themi.
Gjykatë më thotë se sje as trafikant, me aq sa arrita të kuptoj meqë kushërinjtë kanë përdorur emrin tim dhe qenka shpërdorim detyre. Zoti ju ruajt ju nëse ju përdorin edhe ju emrin kushërinjtë tuaj. Kjo nuk është fitore, është vetëm maja e betejës sime”, deklaori Tahiri. Ish-ministri nuk ngurroi që ta cilësonte vendimin si qesharak. “Do të ishte më fisnike që të më dënonin si trafikant. Isha më i qartë se sa hyra se sa nga doli nga gjyqi. Është si të shkosh në një provim, mësuesja të thotë se ke mësuar shumë mirë, por hajt por po të vendos pesë”, theksoi Tahiri.
Seancën dhe gjyqin e Tahirit e kanë ndjekur edhe përfaqësues të ambasadës amerikane. Kjo tregon se ndërkombëtarët kanë qenë tejet të interesuar për vendimin që do të merrej. Kujtojmë këtu se ish-ambasasdori amerikan Donald Lu ishte një ndër diplomatët që deklaronte publikisht se publiku duhet të dijë të vërtetën për çështjen Tahiri.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.