Nga Gazeta 'SI' - Një numër i vogël individësh posedon pjesën më të madhe të depozitave në sistemin bankar.
Sipas raportit të 2023-shit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, janë 119.6 mijë individë nga 2.6 mln depozitues që mbajnë 43% të totalit të depozitave në vend. Në vlera absolute, këta persona, që janë sa 4.4% e depozituesve, mbajnë 700 mld lekë nga 1.6 trilion që gjenden në banka (pa llogaritur shoqëritë e kursim-kreditit).
Ky tregues në një vit është rritur me 5 mijë individë dhe 18 mld lekë, duke konfirmuar zgjerimin e pabarazisë edhe në kursime.
Duke u mbështetur në ligjin për sigurimin e depozitave, që mbron shumat deri në 2.5 mln lekë, ASD tregon se 42% e klientëve arrijnë në këtë vlerë. Vetëm gjatë 2023-shit, këto depozita janë shtuar me 6%.
Në total Agjencia thotë se 94% ose 1.5 trilion lekë nga depozitat janë të siguruara 100%.
Rreth 7% e depozituesve ose 900 mijë nuk kanë asnjë kursim në llogaritë e tyre.
Në fund të 2023-shit, depozitat në banka u rritën me 5.7%. Detyrimi i Agjencisë për kompensim në fund të këtij viti ishte 873.8 mld lekë, për 1.9 mln depozitues.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.