Jete & Stil

Veshjen e shumëpërfolur të Bella Hadid e ka stiluar një shqiptare

Të shtunën u mbajt VMA (Video Music Awards) dhe siç ndodh gjithmonë në tapetin e kuq, veshjet e artistëve morën vëmendjen më të madhe.
Modelja Bella Hadid ishte gjithashtu pjesë dhe veshja e saj e dizejnuar nga stilistja shqiptare Nensi Dojaka, u përfol shumë. Ishte një kombinim midis sensualitetit të femrës dhe stilit të meshkujve ku pjesa e sipërme ishte gati e gjitha rrjete e kombinuar me pantallona të zeza.

Bella Hadid

Veshja u komentua si një stil i viteve ’90 edhe nuk është gabim pasi dhe vetë stilistja është shprehur se ajo frymëzohet nga ajo kohë.
Dojaka, e cila u zhvendos nga Tirana në Londër kur ishte 16 vjeç për të ndjekur shkollën, është një koleksioniste e zjarrtë e revistave të modës së viteve ’90 dhe se fiksimi i adoleshencës e frymëzoi atë të krijonte koleksionin e vjeshtës 2021, i cili u shfaq në javën e modës në Londër shkurtin e këtij viti ku dhe tërhoqi vëmendjen e Hadid.
“Natyra minimaliste e viteve ‘90 është e papërpunuar dhe e barabartë. Ishte koha kur moda nuk njihte më gjini.” thotë Dojaka.

Nensi Dojaka

Ishte stilisti Carlos Nazario ai që prezantoi Hadid me stilisten shqiptare, duke e bërë atë personin e parë të famshëm që veshi modelet e Dojak në tapetin e kuq.
“Unë i kam dërguar Nazarios shumë skica, veshje, modele dhe kur ai më tha se do të bëje një takim me mua dhe Bellen, isha shumë e lumtur.” tregon Dojaka.
Ajo thotë se atë natë e ka parë për herë të parë VMA deri në fund pasi nuk po e besonte se krijimi i saj ishte aty.
“Isha shumë e ngazëllyer” thotë ajo.
Përveç lumturisë, Dojaka ka arritur shumë që nga momenti që bota shikoi krijimin e saj në trupin e supermodeles.
Të dyja pjesët, bluza që kushton 742$ dhe pantallonat 1063$ janë shitur të gjitha në kohë rekord së bashku me shumë krijime të tjera të saj.
Ajo gjithashtu tashmë njihet nga shumë njerëz dhe për këtë fakt është e lumtur pasi ajo e shikon si një mundësi për të treguar se Shqipëria ka talente dhe për ti shtyrë të rinjtë të ndjekin ëndrrat e tyre.
Bella Hadid ka mbetur e kënaqur! Ajo ka postuar një foto në Instagram me shkrimin “veshja nga stilistja e re dhe shumë e talentuar” edhe kur e thotë Bella Hadid, ne nuk kemi çfarë të shtojmë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë