Drejtoresha artistike e Hermes, Nadege Vanhee-Cybulski krijoi një kopsht për shfaqjen e saj pranverore në Javën e Modës në Paris të shtunën, duke e vendosur audiencën mes luleve.




Modelet ishin të veshura me kostume njëngjyrëshe kryesisht në ngjyrë të purpurt ose ngjyrë të kuqe, duke përfshirë dhe fustane e pallto lëkure.
Shfaqja u ndërpre për pak minuta kur një protestues u hodh nga audienca në pistë, duke mbajtur një pankartë ku kërkonte që të ndalojë përdorimi i lëkurës së kafshëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.