Duke paraqitur një koleksion të gjallë dhe plot ngjyra të printimeve, stilistja italiane Donatella Versace tha se kishte vendosur të sillte "optimizëm dhe gëzim" në pasarelë me shfaqjen e saj në Javën e Modës në Milano.
Printet përfshiheshin në fustane dhe funde të mëndafshta, këmisha dhe pantallona të cilat vinin në ngjyrë kafe, blu dhe të verdhë.
"Kur ka kaq shumë errësirë në botë, me këtë koleksion doja të sillja ngjyrën, dritën, optimizmin dhe gëzimin, nuk kemi pasur kurrë kaq shumë nevojë për to," tha në një deklaratë Versace.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.